75 Mall Live Search
15:13 / E Martë, 19 Shtator 2023 / L K

“Të unifikohemi për Kosovën, mos t’i bëjmë të rëndësishëm Borrellat e Lajçakat”, thirrja e Gani Dreshajt

Ish-deputeti dhe zëvëndësministri i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj ka bërë kërkesë që të ketë unifikim të spektrit politik në raport me bisedimet me Serbinë.

Dreshaj ka thënë se bashkimi duhet të jetë prioritet në mënyrë që mos të bëhen të rëndësishëm emisarët ndërmjetësues.

“Negociatat e pafundme dhe pa rezultate. Ky është bilanci i një strategjie pa bashkërendim të veprimeve kombëtare e shtetërore. Zgjidhja e vetme do të ishte bashkimi i faktorit politik në Kosovë duke kërkuar që vendimmarrja për negociata të kaloj në duart e SHBA-ve me mbështetje nga Berlini, Londra e Parisi. Edhe ne si diasporë duhet t’i prijmë këtij bashkimi të spektrit politik në këtë temë kaq të ndjeshme dhe mos të ndikohemi nga divergjencat politike. Në këtë mënyrë ne nuk do ti bëjmë aq të rëndësishëm Borrellat e Lajçakat” ka thënë Dreshaj./Indeksonline/