75 Mall Live Search
14:22 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Të vegjëlit e Tiranës e kalojnë 28 Nëntorin, duke gatuar për të moshuarit e prekur nga tërmeti

Që nga e marta të gjithë pa dallim moshe, kudo në trevat shqipfolëse, madje edhe në botë, po mobilizohen dhe solidarizohen me banorët e prekur nga tërmeti që la të vdekur mbi 40 persona.

Ndonëse të vegjël, por zemër të madhe kanë treguar edhe me të vegjëlit.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar një fotografi mjaftë prekëve në faqen zyrtare Facebook, ku tregon se kuzhinierët e vogëlushëve, në kopshtet e Tiranës e kanë kaluar 28 Nëntorin duke gatuar për të moshuarit e strehuar në qendrat sociale, përcjell Indeksonline.

“Misioni për shërbim, nga i vogli tek i madhi”, ka shkruar Veliaj./Indeksonline/