19:18 / E Martë, 21 Gusht 2018 / indeksADMonline

Të vegjlit mbijetojnë 2 ditë në makinë pas aksidentit të nënës së tyre

Dy të vegjël kanë mbijetuar për dy ditë në një makinë pa ushqim, pas aksidentit në të cilin nëna e tyre mbeti e vdekur.

Ngjarja ndodhi në Arkansas të Shteteve të Bashkuara, ku një djalë 3 vjeçar i quajtur Kyllen, u gjet të hënën në mëngjes duke u rendur rrugëve.

Autoritetet thanë se fëmija kishte disa gërvishtje dhe të prera, por dukej në gjendje të mirë shëndetësore.

Ata postuan foton e tij online dhe mësuan se e ëma, Lisa Holliman 25 vjeç, ishte zhdukur prej disa ditësh.

Policia u rikthye më pas në vendin ku ishte gjetur i vogli dhe zbuluan një makinë të përplasur në një përroskë e cila nuk dukej më sy të lirë nga rruga. Vëllai i ti një vjeçar u gjet lidhur pas sediljes i zgjuar dhe i ndërgjegjshëm. Fëmija i vogël po trajtohet për dehidratim.

Sipas autoriteteve vendase, përplasja e makinës ndodhi dy ditë më herët. Kylen thuhet se doli jashtë automjetit dhe më pas ngjiti në këmbë një kodër me shkurre për të kërkuar ndihmë.

Gjyshi i tij e quajti djalin e vogël hero. Për të ishte shumë e vështirë ti shihte nipat në atë gjendje. Familja gjithashtu u informua në spital se vajza e tyre kishte qenë shtatzënë.

“Ne nuk e dinim, humbëm dy jetë” – shtuan ata.