09:10 / E Mërkurë, 31 Janar 2024 / L K

Të veshur si gra dhe si staf mjekësor, momenti kur forcat izraelite futen në spitalin palestinez, i vrasin tre persona (Pamje)

Forcat speciale izraelite të maskuara si staf mjekësor dhe gra muslimane sulmuan një spital në Bregun Perëndimor.

Ushtria izraelite njoftoi se tre militantë u vranë në një operacion të përbashkët të fshehtë nga ushtria, shërbimi i sigurisë Shin Bet dhe policia kufitare në Spitalin Ibn Sini në Jenin, një nga qytetet më të paqëndrueshme në Bregun Perëndimor.

Një nga të vrarët është Muhammad ëalid Jalamna, një anëtar i Hamasit, i cili, sipas ushtrisë izraelite, po përgatiste një sulm të frymëzuar nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Dy të tjerët, vëllezërit Basel Al-Ghazaëi dhe Muhamed Al-Ghazaëi, ishin anëtarë të Brigadës Jenin dhe krahut të armatosur të Xhihadit Islamik.

Ministria palestineze e Shëndetësisë konfirmoi vdekjen e tyre dhe i bëri thirrje OKB-së që të garantojë mbrojtjen e qendrave shëndetësore. “Okupimi po krijon masakra të reja nëpër spitale”, njoftuan ata.

Pamjet e kamerave të sigurisë nga spitali tregojnë një grup prej rreth 10 personash, të veshur me rroba civile dhe spitalore, duke përfshirë tre gra të veshura me shami, duke vrapuar në korridor të armatosur me pushkë.

Drejtori i spitalit Naji Nazal tha se ekipi izraelit hyri në spital rreth orës 5:30 të mëngjesit dhe u ngjit fshehurazi në katin e tretë, duke i rënë ziles për të hyrë në repartin ku po flinin burrat.

“Ata vranë tre burra ndërsa ishin duke fjetur në dhomë”, tha ai për Reuters. Ata i vranë me gjakftohtësi duke i qëlluar drejtpërdrejt në kokë në dhomën ku po trajtoheshin”./Indeksonline/