08:12 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Të veshur si ‘Iron Man’, Kylie Jenner dhe i dashuri shkëlqejnë pranë të njëri-tjetrit

Kylie Jenner është një nga motrat më të famshme Kardashian.

Ajo krahas karrierës është edhe një nënë e përkushtuar ndaj vajzës së saj një vjeçare dhe të dashurit të saj, Travis Scott, shkruan Indeksonline.

Ylli televiziv edhe në rrjetet sociale vazhdimisht sjell imazhe të familjes së saj të vogël, edhe së fundi ata kanë realizuar disa fotografi që Kylie i ndau me adhuruesit.

Të veshur në kostumin e Iron Man Kylie, Travis dhe vogëlushja Stormi dukeshin për mrekulli pranë njëri-tjetrit.

Ndryshe, Kylie kohë më parë u zgjodhe edhe miliarderja më e re në botë./Indeksonline/