22:33 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Të zgjoheni herët jeni më fitimtar në dashuri dhe luftoni më lehtë depresionin

Përderisa shumë “frikësohen” nga ideja e zgjimit para orës 6 të mëngjesit, hulumtimet e reja kanë zbuluar se ata që zgjohen herët mund të jenë më të shëndetshëm dhe më të lumtur sesa ata që flenë më gjatë.

Sipas një studimi të botuar në Journal of Research Psychiatric, njerëzit që bien më herët në shtrat dhe zgjohen në ora 6 ose më herë në mëngjes janë 25 për qind më pak të prirur për të zhvilluar depresionin në krahasim me “ata që qëndrojnë shumë zgjuar natën”.

Psikologja australiane Bailey Bosch e mbështet këtë dhe këmbëngul se është më e lehtë sesa duket të bëhesh një person i hershëm.

“Ju mund të ri-vendosni orën tuaj të trupit për t’u përdorur në një rutinë të re dhe trupijuaj do t’ju dojë për shkak se ju do të ktheheni në një ritëm më natyral”, ka thënë ajo.

Është e qartë se ata që menaxhojnë më mirë efektin e tyre në gjumë, do të jenë më pak të lodhur gjat ditës.

Kjo do të thotë se ata kanë më shumë kohë dhe energji për të kryer detyra që mbështesin mirëqenien e tyre emocionale dhe fizike.

Përfitimet e zgjimit herët nuk përfundojnë këtu, pasi ata që zgjohen vonë kanë gjithashtu më pak gjasa të jenë të martuar, më shumë të ngjarë të jetojnë vetëm, kanë më shumë gjasa të pinë duhan dhe gjithashtu kanë modele të parregullta të gjumit./Indeksonline/