75 Mall Live Search
11:57 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / indeksADMonline

Të zgjohesh me llava qensh në Prishtinë, në qendër të kryeqytetit, s’ka aspak siguri

Vetëm pak metra larg sheshit “Nënë Tereza” të Prishtinës, dhjetëra qenë kanë zënë rrugët në kryeqytet. Pamjet si kjo janë të zakonshme në disa lagje të Prishtinës.

Është ora 06:00 e mëngjesit në rrugën “Sylejman Vokshi”, ku kalimtarët vërtet s’ kanë aspak siguri që të kalojnë në rrugën e mbushur me qenë endacakë.

Një nga banorët ka thënë për Indeksonlinen se kjo situatë është e përditshme dhe se të gjitha banorët janë të frikësuar nga numri i madh i qenve.

Në trotuar, në kontejnerë e në mes të rrugës, qentë kanë “zaptuar” një nga rrugët në qendër të Prishtinës.

Ankesa për numrin e madh të qenve endacakë në kryeqytet ka pasur edhe në të kaluarën dhe ka edhe sot./Indeksonline/