75 Mall Live Search
21:46 / E Shtunë, 01 Shkurt 2020 / indeksADMonline

“Teatri i ëndrrave” përkujtoi realitetin më të hidhur në histori të futbollit

Manchester United zhgënjeu edhe njëherë teksa barazoi pa gola me Wolvesin.

Përpara dhe gjatë ndeshjes, tifozët e “Djajve të Kuq” organizuan homazhe për 23 viktimat që vdiqën në aeroportin e Munihut në ish-Gjermaninë Perëndimore në 6 shkurt të 1958.

Data e sotme lidhet me ndeshjen e fundit në Angli që ekipi i ish-teknikut Met Besbi luajti përpara se të udhëtonte në Beograd për të luajtur kundër Yllit të Kuq të Beogradit për Kupën Europiane (Liga e Kampioneve).

Mes 23 personave në bordin e avionit që transportonte skuadrën e Manchester United, vdiqën 8 futbollistë dhe 3 zyrtarë të klubit.

Në tribunën anësore të “Old Traffordit” u shpalos një banderolë me sloganin: “Ne nuk vdesim kurrë!”

Në 6 shkurt të 1958, avioni “Airspeed Ambassador” shpërtheu në flakë teksa po tentonte të nisej nga aeroporti i Munihut.