Teatri i Ferizajit kujton aktoren Adriana Abdullahun në 20 vjetorin e vdekjes
Në 20 vjetorin e vdekjes së aktores, Adriana Abdullahu, Teatri i Qytetit të Ferizajit do të organizojë më 24 të këtij muaji një mbrëmje përkujtimore.
Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të teatrit, teksa aktivitetet do të nisin në orën 17:00, ku do të bëhen edhe homazhe, për të vazhduar më pas më mbrëmjen përkujtimore.
Ndërsa në kujtim të aktores ferizajase, në orën 20:00 do të jepet shfaqja “Psikozë n’4:48”, përcjellë Indeksonline.
Ndryshe, Adriana Abdullahu u vra më 24 mars të vitit 1999 në një kafiteri të Prishtinës.
Në nderim të figurës dhe kujtimit për të, Teatri i Ferizajit mbanë edhe emrin e saj./Indeksonline/