75 Mall Live Search
09:51 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Teatri i Gjilanit mirëpret sonte komedinë “Hanibali i nëntokës”

Sonte, me fillim në ora 20:00, në Teatrin e Qytetit të Gjilanit vjen shfaqja “Hanibali i nëntokës”, e dramaturgut të jashtëzakonshëm bullgar Hristo Boytchev, me regji të Fatlum Hazirit. Shfaqja është prodhim i Teatrit Adriana – Ferizaj dhe vjen në kuadër të marrëveshjeve të teatrove të qyteteve mbi shkëmbimin e shfaqjeve.

Një shfaqje mbi nëntokën dhe shtetin, mbi fuqinë dhe pushtetin, mbi marrëdhëniet dhe marrëveshjet, mbi të vërtetën dhe të fshehtën.

“Hanibali i nëntokës” është një komedi serioze e rikontekstualizuar e temave socio-politike që nga para historia e deri më tani. Problemet globale janë të inkorporuara dhe të paraqitura në rrethana dhe dimenzione të ndryshme.

Një shfaqje mbi nëntokën dhe shtetin, mbi fuqinë dhe pushtetin, mbi marrëdhëniet dhe marrëveshjet, mbi të vërtetën dhe të fshehtën.