Teatri i Kosovës anulon të gjitha shfaqjet për muajin mars

Qeveria e Kosovës ka njoftuar për masat që do të merren për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit.
Në mbledhjen e mbajtur mbrëmë ata kanë vendosur që të gjitha ngjarjet sportive e kulturore të mbahen pa praninë e publikut.
Teatri i Kosovës ka vendosur që të gjitha shfaqjet e muajit mars të anulohen.
Ky është njoftimi i tyre:
Të dashur miq të teatrit!
Konform masave të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së CoronaVirus-it (Covid-19), për të cilat u mor vendim sonte në mbledhjen e Qeverisë, me qëllim shmangien e aktiviteteve me pjesëmarrje të gjerë të publikut, NJOFTOJMË SE ANULOHEN të gjitha shfaqjet e parapara të mbahen në kuadër të programit të shfaqjeve për muajin Mars.
Njëkohësisht apelojmë tek ju, respektimin strikt të udhëzimeve të njoftuara për shmangien e përhapjes së këtij virusi.
Ju njoftojm!