Teatri i Qytetit të Mitrovicës do ta mbajë emrin e Muharrem Qenës
Teatri i Qytetit të Mitrovicës që nga sot do të mbajë emrin e këngëtarit të ndjerë, Muharrem Qena.
Kjo në shenj respekti dhe për të nderuar figurën e artistit që i dhuroi këngë të pavdekshme popullit popullit tonë, përcjellë Indeksonline.
Qena ka lindur në Mitrovicë në vitin 1930, ndërsa ka vdekur më 25 shtator 2006.
Ai ka lënë një opus të madh krijues, dhe ka qenë jo vetëm këngëtar, por edhe regjisor, aktor, tekstshkrues dhe shkrimtar.
Këngët e tij që mbetën hite dhe vazhdojnë të këndohen e përpunohen janë: Kaçurrelja, Shokut, Lamtumirë, Mine, Tetori./Indeksonline/