Teatri i Vushtrrisë do ta mbajë emrin e Adem Mikullovcit

Teatri i Vushtrrisë do ta mbajë emrin e aktorit të ndjerë kosovar, Adem Mikollovci.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli.
“Një gjë e vogël për një artist të madh!
Kuvendi Komunal i Vushtrrisë sapo miratoj propozimin për emertimin e Teatrit të Qytetit “Adem Mikullovci”!
Nder për jetë e mote veprës e kontributit të artistit të popullit!
Urime!”, ka shkruar ai./Indeksonline