15:51 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Teatri Kombëtar i Kosovës anulon shfaqjen e sotme pas vdekjes së Arzana Kraja

Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se ka anuluar shfaqjen që ishte planifikuar për natën sotme si shenjë respekti për familjen Kraja pas humbjes së vajzës së tyre, Arzana Kraja.

Regjisorja kosovare u gjet e vdekur sot në banesën e saj në Prishtinë.

 Teatri Kombëtar i Kosovës përmes një komunikate për media njoftoj se ka anuluar shfaqjen në Teatrin Kombëtar.

“Të pikëlluar thellë nga humbja e hershme e artistes Arzana Kraja, Teatri Kombëtar i Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe artdashësve.
Në shenjë respekti ndaj familjes Kraja dhe komununitetit artistik TKK anulon shfaqjen e planifikuar për natën e sotme”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Menagjmenti dhe stafi i TKK-se./Indeksonline/