Teatri Kombëtar i Kosovës i del në ndihmë teatrit Volksbühne Berlin

Teatri Popullor Gjerman, i njohur si Volksbühne, ndodhet në krizë të thellë. Pas telasheve me intendantin belg dhe pas një rrëmuje çfarë vetëm gjermanët dinë të krijojnë, atje gjithçka është duke shkuar si në mjegull.
Prandaj ky teatër ka ftuar Teatrin Kombëtar të Kosovës që tu dalë në ndihmë. Letra e indendantit herr Klaus von Dörr, para të ftesës për bashkëpunim, është një thirrje për ndihmë, ka bërë të ditur Teatri Kombëtar i Kosovës.
“Na ndihmoni, o njerëz të mirë – shkruan në letrën e tij herr von Dörr – se ju keni potencial njerëzor, keni rrëfime të mrekullueshme, keni aktorë që nuk gjenden askund në Evropë, keni shkrimtarë, muratorë, sportistë… Na ndihmoni të dalim nga kjo krizë, se ju kemi ndihmuar edhe ne në të kaluarën”, thotë ndër të tjera, në letrën e tij, herr Klaus von Dörr.
Me këtë rast Teatri Kombëtar i Kosovës ka bërë të ditur se një kontingjent i aktorëve të TKK-së do të udhëtojë së shpejti drejt Berlinit, ku do të luajë shfaqjen “Kthimi i Karl Majit”, si mbështetje dhe si përpjekje për ta nxjerrë nga kriza atë teatër.
Kjo është një mundësi e mirë që kosovarët t’ia kthejnë borxhin Gjermanisë, për bombat e vitit 1999, të hedhura me aq precizitet mbi forcat serbe, dhe është gjithashtu edhe një mirënjohje për angazhimin për paqen e brishtë ballkanike të Angela Merkelit.