75 Mall Live Search
19:42 / E Enjte, 02 Prill 2020 / indeksADMonline

Teatri Kombëtar i Kosovës nga sonte me shfaqje “live”

Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se do të transmetoj shfaqje “live” përmes faqes zyrtare në Facebook.

“Në pamundësi për të qenë bashkë me ju çdo mbrëmje në sallën e teatrit, ne do të sjellim teatrin nëpër shtëpitë tuaja.”, thuhet ndër tjera në njoftimin e TKK-së.

“Me repertorin e pezulluar, premierat e shtyra, provat e anuluara, me mbylljen e teatrit për një kohë të pacaktuar, aktorët, punërtorët dhe menaxhmenti i Teatrit Kombëtar i Kosovës, ndihet në faj dhe i pafuqishëm që nuk është me ju në çdo mbrëmje në sallën e TKK-së”.

Shfaqjet fillojnë këtë të premte  në ora 20.00, në faqen e Facebook-ut, të Teatrit Kombëtar të Kosovës, ku do të shfaqet komedina “I ligu për mend”, nga Gjergj Fishta, me regji të Altin Bashës.

Ndërsa ditën e shtunë poashtu në ora 20.00 shfaqja e William Shekspeare “Tregtari i venedikut”, me regji të Mathew Lenton. Dhe kështu do të vazhdohet edhe gjatë javëve që vijnë./Indeksonline/