75 Mall Live Search
10:02 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Rikthehet Teatri Magjik i Fëmijëve, në Gjilan

Maçoku dhe miu, dy personazhet e famshme të filmave vizatimorë mjaft të dashur për fëmijë, do të shfaqen në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.

Shfaqja “Tomi e Gjeri” do të jepet të shtunën, më 16 nëntor, në orën 12:00.

Të gjitha biletat për shfaqjet e Teatrit Magjik të Fëmijëve janë 1 euro.

Fëmijët tanë do ta kenë rastin që të shohin lojën e dy mjeshtërve të rrëmujës maçokun Tomi dhe miun Gjeri mbi karakteret e të cilëve është ndërtuar edhe shfaqja që vjen në autorësi të Hivzi Krasniqit dhe me regji të Faik Gashit.

Shfaqja është interaktive, ku pjesëmarrës në lojë do të jenë edhe fëmijët shikues. Teksti është origjinal, bazohet në tiparet e dy personazheve të serisë “Tomi dhe gjeri”, i adaptuar për mjedisin ku ne jetojmë.

“Tomi e Gjeri” është e pasur me porosi edukative, flet për miqësinë dhe vlerat humane të shoqërisë. Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Valdet Rama dhe Faik Gashi.