Tebas ia rikujton Barcelonës rregullat e regjistrimit: Duhet t’i zbatosh, qoftë Nico, qoftë Messi…

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, është deklaruar rreth situatës së krijuar mes Nico Williams, Barcelonës dhe Athletic Bilbaos.
“Athletic Club u ankua sepse deklarata e Decos shprehu dëshirën e tij për të nënshkruar lojtarin. Sipas rregulloreve të FIFA-s, ai është në një periudhë të mbrojtur dhe ata nuk kanë autoritet për të ndërhyrë në këtë” u shpreh Tebas.
Por, ai sërish nënvizoi problemet që ekipi katalunas ka me financat, e që me shumë gjasë do t’i shkaktojë telashe përgjatë rrugëtimit të ekipit në zyrtarizimin e Williams-it.
“Barça do të duhet të zbatojë rregulloret për të regjistruar lojtarët, qoftë nëse është Nico Williams, Haaland, Messi… kushdo”