TehnoBurimi sjell fabrikën e parë në rajon për prodhimin e traversave të hekurudhave

TehnoBurimi është një nga kompanitë më të mëdha në vend, e cila së shpejti do të hapë një fabrikë inovative, të parën në rajon.
Bëhet fjalë për fabrikën për prodhimin e traversave nga betoni, të cilat shërbejnë për linja hekurudhore.
Kështu ka bërë të ditur pronari i kësaj kompanie, Burim Fazliu.
“Sot arriten paisjet e para në TehnoBurimi, që se shpejti do hap fabrikën e parë në rajon për prodhimin e traversave nga betoni që shërben për linja hekurudhore” ka njoftuar Fazliu.
Kompania tashmë është e njohur për prodhimet e saj të betonit, si dhe për investimin në rritjen e kapacitetit të fuqisë punëtore.