Teigen dhe Legend shijojnë ambientin e shtëpisë së tyre 14 milionëshe!

Çifti i njohur këngëtari John Legend dhe modelja Chrissy Teigen, njihen për jetën e tyre luksoze së bashku me fëmijët e tyre, Luna 4 vjeçe dhe Miles 2 vjeç.
Ata së fundmi kanë pozuar nga shtëpia e tyre luksoze në Beverly Hills, shtëpi e cila u ka kushtuar atyre plot 14.1 milionë dollarë, transmeton Indeksonline.
Çifti së bashku me fëmijët e tyre kanë pozuar në oborrin e shtëpisë teksa shijonin rrezet e diellit dhe ndejën në ambient plot me ngjyra, e të mirë organizuar.
Nuk ka kaluar pa u vënë re edhe fustani i modeles së bukur Chrissy Teigen i cili kushton hiç më pak se 650 funta. /IndeksOnline/


