75 Mall Live Search
14:26 / E Enjte, 11 Shtator 2025 / b l

Tejeci-Çela nis punën si notere në Prizren

Prizreni është bërë me një notere të re. Nga 1 shtatori ka filluar punën zyra noteriale në krye me noteren Meral Tejeci-Çela.

Noterja Meral Tejeci-Çela, ka të përfunduara studimet postdiplomike në Universitetin e Zagrebit (Kroaci), e njëjta ka përvojë shumëvjeçare në institucione publike, banka dhe në noteri me theks të veçantë në lëmine juridiko-pronësore, trashëgimore, kontrata dhe çështje familjare.

Zyra ofron shërbime noteriale për të gjitha llojet e kontratave të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, deklarata/autorizime, vërtetime/pëlqime e poashtu edhe për zhvillimin e procedurës së trashëgimisë.

Zyra noteriale gjendet në rrugën “Remzi Ademaj”, objekti  (ish – Aurora), lagjia Tabakhane nr.228, Prizren, më saktësisht afër Gjykatës Themelore në Prizren.

Aty mund të drejtohen të gjithë qytetarët që kanë nevojë për shërbime ligjore dhe noteriale si:

1. Hartimi dhe vërtetimi i kontratave:

• Kontrata shitblerjeje të patundshmërive

• Kontrata shitblerjeje të veturave

• Kontrata dhurimi

• Kontrata qiradhënie/qiramarrje

• Kontrata huaje dhe garancie

• Marrëveshje bashkëpronësie dhe ndarjeje

2. Vërtetimi i deklaratave dhe autorizimeve:

• Deklarata të ndryshme personale dhe biznesore

• Autorizime për veprime ligjore, pronësore apo përfaqësime jashtë vendit

• Pëlqime prindërore për udhëtime jashtë vendit

3. Legalizimi i dokumenteve dhe nënshkrimeve:

• Legalizim i nënshkrimeve në dokumente private

• Legalizim i kopjeve të dokumenteve origjinale

4. Hartimi dhe ruajtja e testamentëve:

• Testamente personale dhe të përbashkëta

• Këshillim mbi përmbajtjen dhe formatin e testamentit

• Regjistrim dhe ruajtje e testamentit në arkivën noteriale

5. Aktet noteriale të trashëgimisë:

• Procesverbale të hapjes së testamentit

• Dokumentacion për ndarjen e trashëgimisë

• Konfirmim i trashëgimtarëve ligjorë

6. Shërbime për biznese:

• Konstituimi i shoqërive afariste (shpk, sh.a.)

• Vërtetimi i ndryshimeve në statut dhe organet drejtuese

• Përfaqësim i aksionarëve dhe investitorëve

7. Shërbime me urgjencë dhe jashtë zyrës (me marrëveshje):

• Vërtetim i dokumenteve të ndryshme etj.