“Tejet e dëshpëruar me LDK-në”, ministrja Rizvanolli tregon pse është dashur të miratohet marrëveshja ndërkombëtare për skemën sociale

Kuvendi i Kosovës ka dështuar sot ta miratoi marrëveshjen ndërkombëtare për projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në vend.
Me vetëm 75 vota për deputetët nuk arritën që t’i thonë po kësaj marrëveshje. E fajtori për këtë dështim po del të jetë Lidhja Demokratike e Kosovës, deputetët e të cilit subjekt votuan kundër.
Ndaj këtij veprimi të LDK-së, ka reaguar edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke treguar ky veprim ishte i gabuar.
Por, ajo ka thënë se nuk do të ndalen me kaq.
“Skema e reformuar është dashur të jetë si bazë edhe për ndërtimin e skemës së subvencionimit të energjisë për familjet në nevojë nga ME dhe MFPT në bashkëpunim. Megjithatë, rrëzimi i kësaj marrëveshjeje nuk do ta ndalë dizajnimin e zbatimin e një skeme të targetuar mirë e transparente për subvencionimin e energjisë për konsumatorët në nevojë”
Tutje ministra Rizvanolli ka treguar se Banka Botërore, FMN, e organizata e ekspertë të tjerë i tregojnë Kosovës se sistemi i mbrojtjes sociale në shtetin tonë më së paku mbron familjet në nevojë dhe për më keq.
“Ka gati një dekadë që analizat nga Banka Botërore, FMN, e organizata e ekspertë të tjerë na tregojnë se sistemi i mbrojtjes sociale në shtetin tonë më së paku mbron familjet në nevojë dhe për më keq, nuk u jep atyre dhe fëmijëve të tyre mbështetjen për të dalur nga varfëria njëherë e përgjithmonë”
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se është tejet e dëshpëruar me LDK-në për veprimin që kanë bërë në Kuvend.
“Tejet e dëshpëruar që LDK ka vendosur ta rrëzojë në Kuvend këtë iniciativë të reformimit të skemës së ndihmës sociale për të targetuar sa më mirë dhe përfshirë familjet në nevojë, e për të siguruar që këto familje të mbështeteshin drejt integrimit në tregun e punës, ashtu që mbështetja sociale të ishte e përkohshme, dhe të shërbente si fazë kalimtare deri në punësimin e tyre”