75 Mall Live Search
20:01 / E Mërkurë, 13 Gusht 2025 / Z S

Tejkalim i rrezikshëm në Landovicë – Policia identifikon shoferin, e ndëshkon me gjobë dhe masë ndaluese

Një rast i tejkalimit të rrezikshëm në vijë të plotë në rrugën magjistrale Prizren–Gjakovë, saktësisht në fshatin Landovicë, është dokumentuar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale më datë 10 gusht 2025.

Pas publikimit të pamjeve, Policia e Kosovës – konkretisht patrulla e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Prizren, në bashkëpunim me Stacionin Policor të Malishevës – ka arritur të identifikojë shoferin kundërvajtës.

Lidhur me këtë shoferi është dënuar me 200 euro gjobë dhe i është shqiptuar masa ndaluese për drejtim të automjetit për tre (3) muaj, për shkak të kundërvajtjes së rëndë “tejkalim në zonën e ndaluar”.

May be an image of ticket stub and text

Për më tepër, përmes mekanizmit të bashkëpunimit ndërkombëtar ILECU, është paraparë që për këtë masë ndaluese të njoftohet edhe shteti i Zvicrës, meqë i ndëshkuari ka lidhje me këtë shtet./Indeksonline/