17:40 / E Enjte, 10 Qershor 2021 / OSH

Tejkalim në vijë të plotë, shoferi kosovar rrezikon veten e të tjerët në Lupç të Podujevës

Ditëve të fundit janë shtuar dukshëm aksidentet në trafik, e në jo pak raste kemi edhe viktima si pasojë e pakujdesisë të ngasësve në komunikacion.

IndeksOnline në vazhdimësi raporton rastet, kur qytetarët tregohet të pakujdesshëm në komunikacion, duke mos respektuar rregullat e vendosura nga institucionet relevante.

Nuk janë të pakta rastet e tilla, e hiç më larg edhe paraditen e sotme kemi raportuar se si një qytetar ka tejkaluar në dy vija të plota në Bërnicë, duke rrezikuar kështu vetën dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Njësoj ka ndodhur edhe në orët e pasdites, ku një qytetarë teksa po vozitësve në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në Lupç të Podujevës, tejkalon në vijë të plotë, derisa përball tij po vinte një autobus nga Podujeva.

Kliko këtu për të parë videon