75 Mall Live Search
08:14 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2023 / MSH

Tejkaloi kolonën, policia gjobitë shoferin në Viti

Zyrtarë policorë të Stacionit Policor-Viti, gjatë kontrollit në trafik në rrugën “Hoxhë Jonuzi”, kanë hasur në një kundërvajtës.

Ky i fundit, gjatë ngasjes së automjetit ka bërë tejkalim të kolonës me automjet, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe në kundërshtim me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative dhe masa mbrojtëse “Ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik” në kohëzgjatje prej tre muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 0385045047001.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.