09:06 / E Enjte, 14 Shtator 2023 / MSH

Tejkaloi në vijë të plotë, Policia gjobit shoferin në Gjilan

Njësiti i komunikacionit rrugor i Policisë së Gjilanit, falë bashkëpunimit me qytetarë, ka identifikuar një kundërvajtës, i cili duke drejtuar automjetin e tij në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, ka bërë tejkalim në vijë të plotë.

Sipas Policisë, i dyshuari me këtë veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe bie ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor. 

Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muajsh.

“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001″ thuhet në njoftimin policor.