18:53 / E Diele, 20 Qershor 2021 / AR

Tejkalon në vijë të plotë, për pak i shpëton aksidentit në magjistralen Gjakovë – Prishtinë

Një tejkalim mjaft i rrezikshëm është bërë sot në magjistralen Gjakovë- Prishtinë, saktësisht në fshatin Mrasorë.

Në pamjet e siguruara shihet se vetura tejkalon në vijë të plotë dhe për pak i shmanget një aksidenti, shkruan Indeksonline.

Kujtojmë që pas publikimit të këtyre rasteve, Policia e Kosovës po merr masat e duhura.

Shoferët po i gjobit me 150 euro, 2 pikë negative si dhe ndalim të vozitjes për 3 muaj.