11:29 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / OSH

Tejkalon shpejtësinë, pejani nuk ndalet me kaq, kërcënon policët se do t’i vras

Një person është arrestuar pasi ai kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar gjatë ngasjes, ndërsa kishte kërcënuar edhe me vrasje zyrtarët policorë.

Ngjarja ka ndodhur në mesditë në rrugën “Konferenca e Bujanit”, në Pejë.

Rr. “Konferenca e Bujanit”, Pejë 19.01.2021-16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke drejtuar veturën kishte bërë tejkalim të shpejtësisë, por kur  ishte ndalur nga njësiti policor i dyshuari e kishte kanosur me vrasje njërin prej zyrtarëve policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.