75 Mall Live Search
18:14 / E Diele, 07 Prill 2019 / indeksADMonline

Tejkalon veturat në vijë të plotë, vetura zyrtare në përdorim edhe të dielën!

Të shumta janë rastet kur vozitësit nuk respektojnë rregullat në trafik.

Por si pasojë e mos-respektimit të këtyre rregullave shpesh herë aksidentet janë edhe  fatale.

E një veturë zyrtare me targa 3Z ka tejkaluar sot shumë vetura në vijë të plotë në magjistralen Gjilan-Prishtinë, transmeton Indeksonline.

Vozitja ishte mjaftë e shpejtë ndërsa lexues të Indeksonline kanë dërguar edhe video ku shihet tejkalimi në fjalë. Përpos kësaj sot është e diele dhe vetura zyrtare nuk do të duhej të ishte në përdorim e sipër.

Duhet shtuar se gjatë ditëve të fundit ka pasur shumë vetura zyrtare të cilat kanë bërë tejkalime të ngjashme./Indeksonline/