12:07 / E Diele, 26 Maj 2024 / Gj. Sh

Tejkaluan kufizimin e shpejtësisë, gjobiten shoferët në Prizren

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ne Prizren ka hasur në shoferë të cilët në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, kanë lëvizur me shpejtësi 102 km/h dhe 129 km/h.

Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba prej 300 euro, tre pikë negative dhe 3 e 6 muaj ndalim drejtimi i mjetit.

“Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ne Prizren, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h ka identifikuar shoferet duke drejtuar mjetin me shpejtësi 102 km/h, të njëjtëve ju ka shqiptuar gjoba 300 €, 3 pikë negative dhe 6 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik. Ndërsa ne rastin tjetër në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 129 km/h, i ka shqiptuar gjobë 300 €, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, njofton policia.