75 Mall Live Search
14:48 / E Diele, 13 Tetor 2024 / Gj. Sh

Tejkaluan shpejtësinë, gjobiten rëndë dy shoferë në Ferizaj

Policia e Komunikacionit Rrugor me datën 12.10.2024 rreth orës 00:30 në rrugën transitore në mes të fshatrave Varosh-Gërlicë të Ferizajt,  ka ndaluar dy shoferët: B.M (F/K),  e moshës 22 vjeçare, e cila zhvilloi shpejtësi 149 km/h në zonën e kufizimit 60 km/h dhe A.S (M/K) i moshës 22 vjeçar,  i cili zhvilloi shpejtësi 135, në zonën e kufizimit 60 km/h.

Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë kundërvajtëse prej treqind (300) euro, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej tre (3) muajve.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara,me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë shenjat e trafikut.