“Teket” po thyen rekord, Tayna ka diçka për të thënë

Reperja e famshme kosovare Tayna, ka thyer rekord me këngën e re “Teket”.
Për 3 ditë kënga ka marrë mbi 3 milionë klikime në “Youtube”, gjithashtu edhe bërë edhe sensacion në rrjetin “Tiktok”.

Në llogarinë e saj në Instagram, bukuroshja ka publikuar një imazh ku duket tejet joshëse dhe ka dhënë një mesazh për ndjekësit.

Ajo zbuloi që së shpejti do të lansoj edhe hite të reja.
Postimi i plotë:
“3 ditë/3 milionë sikur numri im me fat 33. 35 kange per vetem 4 vite karriere (t’krijume krejt VETË✍️) e po m’doket qe ton jeten. Faleminderit per perkrahjen e vazhdueshme! Plus hite tjera kemi plot qe s’kane dal hala. Deri at’here…numri që keni telefonuar është duke festuar”, shkroi në mbishkrimin e imazhit./Indeksonline/
