Tekniku portugez i prin listës për ta zëvendësuar Kloppin te Liverpuli

Ruben Amorim pritet të jetë pasardhësi i Jurgen Kloppit te skuadra e Liverpulit.
Tekniku gjerman ka njoftuar se do të largohet në fund të sezonit, shkruan IndeskOnline.
Liverpuli ka disa emra për trajnerin e ri, por listës i prin portugezi Ruben Amorim.
Ai po bënë punë të mirë këtë sezon me skuadrën e Sporting Lisbonës.
Problemi i vetëm mund të jetë klauzola e lirimit, ku Sportingu kërkon së paku 30 milionë euro./IndeksOnline/