75 Mall Live Search
08:46 / E Enjte, 18 Korrik 2024 / MSH

Teknologia shqiptare tregon si zbuloi ilaçin e saj kundër bakterit “E coli”: Hulumtimi më ka marrë 4 vjet

Teknologia Ajtene Krasniqi ka zbuluar një ilaç bimor kundër bakterit “E Coli”. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se ilaçi bimor NT-41 shëron çdo sëmundje të shkaktuar bakteret.

Krasniqi ka zbuluar se shkaku i zbulimit të këtij ilaçi, është vdekja klinike që ajo kaloi nga penicilina.

Sakaq, ajo ka thënë që ky hulumtim i mori katër vite dhe nuk efekte anësore.

“Hulumtimi më ka marrë 4 vjet. Kam gjetur mrekullira, përveç se gjeta punën time, gjeta shumë bimë të fshehura. Këtë ilaç e provova në fillim te vetja ime. Bari nuk ka efekte anësore, ky solucion nuk ka efekte anësore dhe sivjet bëhen 30 vjet që ne e përdorim.

Unë për vete e kam marrë këtë bar për infeksione të natyrës bakteriale.

Janë gjetur 27 komponente aktive në këtë bar. Ka hyrë në testim dhe laboratori i ka zbuluar. Është një mrekulli që ka lindur në Kosovë dhe ne na duhet për konsum çdo ditë dhe jemi të bekuar që nuk ka efekte anësore”, tha ndër të tjera Krasniqi.