Teknologjia e re e Nissan – ju tregon se çfarë ka mbrapa ndërtesave
Pas një vrojtimi në muajin e kaluar, Nissan ka zbuluar teknologjinë e re “e padukshmja-në-të-dukshme”, përpara debutimit të saj në CES.
I dubluar I2V, teknologjia bashkon informacionin e mbledhur nga sensorët brenda dhe jashtë automjetit me të dhënat e ruajtura në re, shkruan IndeksOnline.

Kjo i mundëson sistemit “jo vetëm të gjurmojë atë se cfarë e rrethon automjetin, por edhe të parashikojë atë që është përpara – duke treguar edhe se çfarë ndodh prapa një ndërtese ose rreth qosheve”.
Teknologjia gjithashtu mund të japë sugjerime jashtëzakonisht të detajuara, të tilla si cila korsi është duke lëvizur më shpejtë në trafik të ngarkuar.
Ndërsa teknologjia është pak komplekse për t’u shpjeguar, Nissan thotë se sensorët krijojnë një hartë prej 360 ° të mjedisit të automjetit. Kjo i mundëson sistemit të sigurojë informacion rreth gjërave të tilla si këmbësorët pranë, shenjat e rrugëve dhe kryqëzimet e ardhshme.
Teknologjia është projektuar për të punuar me automjete autonome dhe konvencionale. /IndeksOnline/