75 Mall Live Search
22:23 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

Teknologjia VAR e “shpërblen” Arsenalin

Arsenali ka barazuar rezultatin 1-1 kundër Manchester United, falë interevenimit të teknologjisë Video Assistent Referee. 

Pierre Emerick Aubameyang realizoi gol, por gjyqtari anësor e anuloi me arsyen që sulmuesi ishte në offside.

Por pas rishikimit të rastit në xhirim të përsëritur, VAR-i e cilësoi si gol të rregullt.

Është hera e dytë gjatë kësaj xhiroje që përsëritet kjo situatë. E njejta gjë i ndodhi edhe Bournemouthit kundër West Ham United. /Indeksonline/