16:45 / E Mërkurë, 13 Mars 2019 / indeksADMonline

Teksti i këngës së Dua Lipës në pankartat e protestuesve në Argjentinë

Dua Lipa është një nga këngëtaret më të suksesshme momentalisht në gjithë botën.

Ajo po vazhdon të korr suksese me projektet e saj muzikore, madje duke rrëmbyer edhe çmime të rëndësishme.

Madje tekstet e saj të fuqishme kanë zënë vend edhe aty ku flitet për të drejtat e njeriut, veçmas ato të femrës.

Vet këngëtarja ka postuar një fotografi në llogarinë Facebook, ku ka treguar se një pjesë e këngës e saj ‘Swan Song”, është parë në pankartat e protestës për Ditën e Gruas që u mbajt në Argjentinë.

“Të rrish e heshtur, është njësoj si të vdesësh”, shihet kjo fjali në duart e një femre./Indeksonline/