23:23 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Teksti i këngës së Ledrit dhe Butës edhe në shenja komunikacioni! (Foto/Video)

Ledri lirshëm mund të thirret tutori më i mirë në muzikë për këdo që ka shansin të bashkëpunojë me të.

E kësisoj është bërë edhe për Butën, si një vëlla i madh që vazhdimisht i mëson hapat e suksesit.

Ledri është i tillë ndër vite, ON-TOP, falë punës së madhe dhe talentit që e zoton. E kësaj rrugë vazhdimisht po ecën edhe Buta, duke marrë mësimin e duhur se si “luhet loja” në showbizin shqiptarë, shkruan Indeksonline.

Por dyshja sigurisht kur bëhen bashkë realizojnë këngë që mbesin në veshin e secilit, e tillë si ‘Merri, merri’.

Por diçka e veçantë ka ndodhur së fundi. Pjesë të refrenit janë gjetur edhe në shenja komunikacioni, apo thënë qartë në një tabelë parkingu.

“Përveç automjeteve zyrtare dhe të banorëve krejt t’i fali” ka shtuar dikush në të, postim ky që është bërë publik edhe nga Ledri.

Sigurisht Ledri ka edhe shumë projekte për të sjellë gjatë verës sepse sezoni veçse ka filluar e ai këtë verë e ka “nxehë” ende pa filluar mirë me këngë të cilat janë më të dëgjuarat e momentit./Indeksonline/

Temat: