Tekstshkruesi Avdiu: Ronela me këngë të keqe dhe pa shije, çfarë Shqipërie, a?

Tekstshkruesi dhe muzikanti i njohur kosovar, Kreshnik Avdiu e ka cilësuar të dobët përzgjedhjen e Tiranës që Ronela Hajati ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.
Sipas tij, kënga e Ronelës nuk ka kurrfarë strukture. “… sikur me bë hajgare, sikur me dashtë me i thanë botës që ne shqiptarët jemi të ulët deri këtu”, thuhet në reagimin e tij.
Postim i plotë:
Çfarë niveli ka Eurovision-i, edhe ajo farë Ronela me atë këngën e keqe e pa shije, SEKRET, e fiton atë festival koti!
Nëse një këngë m’ka ba me vjellë, si tekstualisht, si muzikalisht, si interpretim dhe si produksion është kjo këngë koti! Kurrë diçka më të shpifur nuk kam rastisur të dëgjoj! “Këngë” komplet palidhje, pa strukturë, sikur me ba hajgare, sikur me dasht me i thanë botës që ne shqiptarët jemi të ulët deri KËTU!
Çfarë Shqipërie, a?