75 Mall Live Search
09:33 / E Mërkurë, 29 Janar 2025 / L A

Tel konfirmon largimin nga Bayerni, disa skuadra të interesuara për të

Sulmuesi francez, Mathys Tel, ka konfirmuar se do të largohet nga Bayern Munichu në këtë afat kalimtar.

Kjo vjen pasi që Tel, nuk po mundet të gjejë vend në formacionin startues të Vincent Kompany.

Për francez, tashmë ka interes nga disa skuadra të Premier Leagues, me Chelsean dhe Manchester Unitedin që po luftojnë për shërbimet e tij.

Tel, iu kishte bashkuar Bayern Munichut në verën e vitit 2022 nga Rennes, ku kishte bërë 82 paraqitje dhe kishte shënuar 16 gola në të gjitha garat, si dhe kishte fituar titullin e Bundesligës në sezonin e tij të parë në Gjermani./IndeksOnline/