“Tela” një super hit, arrin mbi 55 milionë shikime në Youtube

Nuk ka asnjë dyshim se verën e vitit 2019 e ka karakterizuar superhiti “Tela” i dyshes fantastike Ermal Fejzullahu dhe Kida.
Artistët e suksesshëm dhe mjaft të kërkuara lansuan bashkëpunimin e dytë më radhë në qershor të vitit të kaluar dhe me tu publikuar kënga u kthye në hit ndërsa vazhdon të dëgjohet akoma.
“’Tela” tashmë numëron mbi 55 milionë klikime në kanalin zyrtar në “Youtube”, e këtij suksesi më së shumti i janë gëzuar vet këngëtarët të cilët e kanë ndarë me adhuruesit në Instagram.

Kujtojmë që kënga arriti që suksesshëm të dëgjohet edhe përtej kufjeve shqiptar, ndërsa konsiderohet një nga hitet më të mëdha të dy artistëve.
Ndërkohë, Ermali dhe Kida vite më parë kishin publikuar edhe një tjetër bashkëpunim “”Mi Amore”, këngë kjo e cila poashtu u pëlqye shumë./Indeksonline/