75 Mall Live Search
18:12 / E Shtunë, 02 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Telashe në Spanjë, KHF Istogu nuk pranon të luajë pa simbole shtetërore

Klubi hendollistik i femrave të Istogut ka bërë 34 orë udhëtim duke mbërritur në Malaga të Spanjës.

Pas këtij udhëtimi të gjatë, menjëherë janë paraqitur problemet e para rreth flamurit të shtetëror të Kosovës.

Autoritet spanjolle kanë kërkuar që KHF Istogu të paraqitet pa simbole shtetërore, gjë të cilën nuk e ka pranuar klubi kosovar.

“Drejtuesit e Istogut nuk kanë pranuar që skuadra e Istogut të paraqitet në terren pa flamurin shtetëror të Republikes së Kosovës, dhe për kete qendrim ka perkrahjen e plot edhe të FHK-së e cila përkrahë Istogun që kjo ndeshje te zhvillohet vetem në kushte të barabarta, negociatat janë duke vazhduar”, shkruhet në postimin e klubit kosovar.

Ndeshja pritet të fillojë në orën 18:30, mirëpo nëse Istogut nuk do t’i lejohet pjesëmarrja me simbole shtetërore të Kosovës, atëherë nuk do të pranojë të luajë.

Vlen të theksohet që kjo nuk është hera e parë që sportistë kosovarë hasin në probleme të tilla në Spanjë.

Edhe në botërorin e fundit të Karatesë, Spanja ua kishte ndaluar përfaqësuesve të Kosovës të përdornin simbole shtetërore. /IndeksOnline.