75 Mall Live Search
15:02 / E Premte, 09 Korrik 2021 / OSH

Telashe për Barcelonën, nuk ftohet Moriba!

Barcelona nis përgatitet për sezonin e ardhshëm këtë fundjavë.

Sidoqoftë , Koeman nuk do të jetë në gjendje të llogarisë në shumë nga lojtarët e tij. Kampionati Evropian, Kupa e Amerikës së Jugut dhe Lojërat Olimpike kanë bërë që Barcelona mos të ketë në grumbullim shumë nga yjet e saj.

Ter Stegen, Dest, Piqué, Pjani, O. Dembélé, Riqui Puig, Neto, Coutinho, Sergi Roberto, Ansu Fati dhe Umtiti janë të vetmit titullarë që do grumbullohen në fundjavë.

Por, skuadrës katalonase i ka dalur një problem me Ilaix Moriben. Mungesa e Ilaix në para-sezonin e ekipit të parë është e habitshme ,duke marrë parasysh që ai e përfundoi sezonin e kaluar me shumë paraqitje.

Lojtari po futet në sezonin e fundit të kontratës që ka me Barcelonën dhe nuk do të bashkohet me skuadrën nëse nuk rinovon së shpejti./Indeksonline/