75 Mall Live Search
19:35 / E Premte, 12 Maj 2023 / Gj. Sh

Telashe për Juventusin, lëndohet Bonucci, mungon në ndeshjen e kthimit kundër Sevillas

Leonardo Bonucci nuk do të luaj në ndeshjen e dytë gjysmëfinale kundër Sevillas në Europa League.

Kapiteni i Juventusit kishte pësuar një lëndim në ndeshjen e mbremshme, dhe u detyruar të largohet nga loja në minutën e 61-të, shkruan IndeksOnline.

Sot Bonucci iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në klinikën e bardhezinjve, ku e mësua se ka pësuar një dëmtim të shkallës së ulët në muskujt e kofshës së majtë.

Si pasojë e këtij lëndimi, mbrojtësi italian do të jetë jasht fushave për 15 ditë.

Bonnuci do të humb ndeshjet ndaj Cremonese dhe Empoli në Serie A, ndërsa mund të mungoj edhe ndaj Milanit në ndeshjen e cila do të zhvillohet me 28 maj./IndeksOnline/