23:24 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Telashe për Mancinin, Chiesa nuk ia del, dëmtohet edhe Florenzi

Telashe për Mancinin në prag të dy ndeshjeve të para në grup, të vlefshme për eliminatoret e Euro 2020-ës. Sulmuesi i Fiorentinës, Federico Chiesa nuk ia ka dalë të jetë në dispozicion për këto dy ndeshje dhe sot është larguar përfundimisht nga qendra e grumbullimit të Kombëtares Italiane, Coverciano.

Chiesa është rikthyer në Firence, ku do të ndjekë një program rikuperimi me mjekët e skuadrës së Fiorentinës, për t’u kthyer sa më shpejt në fushë. Ndërkohë probleme ka shfaqur edhe futbollisti polivalent i Romës, Alessandro Florenzi, gjendja e të cilit po monitorohet me kujdes nga mjekët e skuadrës.

Për të zënë vendin e këtij të fundit, duket se po bën nxehje futbollisti i Valencias, Piccini. Italia do të përballet me Finlandën dhe Lihtenshteinin, konkretisht më 23 dhe 26 Mars.