10:20 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Telashe për shtretër edhe në një spital në Britani të Madhe, fëmija detyrohet të bëjë gjumë në dysheme

Katërvjeçari, Jack Williment, u detyrua të flinte në dysheme për shkak të mungesës së shtretërve në një spital në Britani të Madhe.

Fëmija, i cili dyshohej se kishte pneumoni bëri gjumin në dysheme, pasi u dërgua me ambulancë javën e kaluar si i sëmurë.

Nëna e tij Sarah ka pohuar se djali ishte lënë në një dhomë trajtimi klinik për më shumë se katër orë, i shtrirë në një grumbull veshjes në dyshemenë e dhomës teksa po merrte oksigjen, transmeton Indeksonline.

34 vjeçarja, nëna e fëmijës tha se shtretërit nuk ishin të mjaftueshëm dhe se kaloi tetë orë e gjysmë në A&E, duke pritur.

Nga spitali më pas është kërkuar falje drejtë pacientit dhe nënës së tij duke thënë se është diçka që normalisht nuk do të duhej të ndodhte, por që spitali ka mungesë të dhomave të fëmijëve dhe se një gjë e tillë pritet të rregullohet në vitet e ardhshme./Indeksonline/