75 Mall Live Search
08:29 / E Martë, 29 Nëntor 2022 / B O

Telashe te Belgjika, përplasen mes vete yjet e skuadrës!

Situata në kampin belg nuk është aspak e mirë. Ditën e djeshme raportohet se pati një zënkë në mes të Eden Hazard, Kevin De Bruyne dhe Jan Vertonghen e cila ishte gati që të esakalonte në një përleshje.

Ishte Romelu Lukaku ai që e ndaloi një problem edhe më të madh, duke ndërhyrë për t’i ndarë.

E gjithë kjo mendohet të ketë ndodhur pas humbjes jo lehtë të kapërdishme ndaj Marokut, kur vet De Bruyne pas ndeshjes tha se nuk janë favoritë për ta ngritur në fund trofeun./Indeksonline/