Telashe të mëdha, dy yje të Zvicrës nuk do luajn ndaj Serbisë, mungon edhe portieri!

Zvicra me shumë gjasë nuk do të mund të llogaris në dy yjet e skuadrës për ndeshjen e sotme ndaj Serbisë.
Në konferencën për shtyp të enjten, trajneri i Nati, Murat Yakin tha se Yann Sommer dhe Nico Elvedi, të cilët të dy ishin të ftohur, do të jenë të gatshëm për ndeshjen e sotme.
Megjithatë, “Blick” raporton se portieri Sommer dhe mbrojtësi Elvedi nuk do të jenë të gjendje të startojnë për Zvicrën në ndeshjen e sotme.
Sommer e Elvedi thuhet se janë ende të ftohur dhe do të lihen në bankën rezervë. Portieri i BVB, Gregor Kobel do të jetë startues, ndërsa Schar do të zë vendin e Elvedit./Indeksonline/