09:42 / E Hënë, 19 Prill 2021 / OSH

Telashet e mëhershme bëjnë që një gjakovar të provoj të qëroj ‘hesapet’ me thikë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e djeshme është arrestuar një person nga Gjakova pasi që i njëjti kishte sulmuar dy persona të tjerë duke tentuar t’i godas me thikë, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa që kjo të evitohet njëri nga persona që në këtë rast ishte viktimë kishte arritur që ta ndalojë te dyshuarin duke e kapur për dore .

“Rasti kishte ndodhur pasi që ndërmjet tyre kishte një mosmarrëveshje të mëhershme. Në këtë rast nuk kishte të lënduar. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë që dyshohet se ishte e te dyshuarit. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thekson në raportin 24 orësh policia.