75 Mall Live Search
20:36 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2025 / S Z

Telashet në Radiologji: Tërhiqen kontrastet kineze, nxisin reaksione

Janë bërë gati 1 muaj prej që QKUK dhe spitalet rajonale kanë mbetur pa kontrast, produkt esencial që shërben për realizimin e procedurave diagnostike në CT, koronarografi dhe të tjera.

Inspektorati Farmaceutik (IF) e ka pezulluar përdorimin e kontrastit, për shkak të reaksioneve që i ka raportuar Klinika e Radiologjisë për 8 apo 9 raste tek drejtoria e QKUK-së dhe barnatorja qendrore, raporton Klan Kosova.

Drejtuesja e Radiologjisë, Shkëndije Nuza, tregon se është hera e parë që janë furnizuar me këtë lloj kontrasti.